Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QMF-ja ll në lagjen “Kodra e Trimave” në rinovim nga e enjtja

Ndertesa e Komunes se Prishtines

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e enjtja do të fillojnë rinovimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare ll në lagjen “Kodra e Trimave”.

Në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë të kësaj komune thuhet se rinovimet do të fillojnë nga 26 tetori me qëllim të ofrimit të një ambienti më të përshtatshëm për pacientët.

Deri në përfundimin e rinovimit, banorët e kësaj lagje mund të marrin shërbimet shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare më të afërta.