Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë informon qytetarët se sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të aktivizohet një pikë e re e vaksinimit, me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për marrjen e vaksinës.
Hapja zyrtare e kësaj pike të vaksinimit do të bëhet në ora 12:30. Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen “Kalabria”, në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë (QMF-2).
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe të vaksinohen kundër COVID-19.
-
Nis vendosja e tendës për vaksinim në sheshin “Zahir Pajaziti”
-
Nga nesër, vaksinimi anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
-
Qytetarët sot mund të vaksinohen edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”
-
Të premten qytetarët mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti”
-
Nga sot vaksinimi anti-COVID edhe në Kodrën e Trimave në Prishtinë