Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje në Prizren, theret polici që e neutralizoi situatën

Policia e Kosoves

Një përleshje mes katër personave ka ndodhur sot në orët e pasdites në afërsi të hyrjes së autostradës në Prizren – Jug, ku si pasojë është therur edhe një polic.

Sipas njoftimit, polici kishte qëlluar në vendngjarje dhe e neutralizoi situatën, pavarësisht se u ther. 

Një nga të dyshuarit, sipas Policisë, kishte armë zjarri ndërsa një tjetër kishte thikë. 

Me arritjen e njësive policore, katër të dyshuarit janë arrestuar.

“Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar dhe është cilësuar si: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, dhe mbetet nën hetime”, thuhet në njoftim.