Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Arsim Berisha, ka njoftuar se për shkak të gjendjes emergjente të shëndetit publik është vendosur që të ndërpritet vaksinimi i fëmijëve deri në një njoftim të ardhshëm, raporton Koha.
Mirëpo ai ka tërhequr vërejtjen se fëmijët e porsalindur duhet patjetër që të vaksinohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit, me qenë se është shpallur gjendje emergjente e shëndetit publik, u vendos që fëmijët që janë të planifikuar të vaksinohen, do të ndërpritet vaksinimi deri në një njoftim të ardhshëm, ndërsa fëmijët e porsalindur duhet patjetër të vaksinohen (me BCG dhe HepB) në lindore ose në mënyrë të organizuar”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.