Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot ka shënuar ditën e shkollës dhe njëherit 10 vjetorin e hapjes së saj.
Fillimisht, zëvendësdrejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” , Besart Shala, foli për historikun e kësaj qendre të kompetencës dhe rëndësinë e saj në këto 10 vite të funksionimit, ndërsa kryetari i KomunësRagip Begaj, foli për përpjekjet e komunës së Malishevës, në ndërtimin e kësaj qendre dhe përkrahjen e pakursyer të shtetit norvegjez, të cilët ishin donatorët për ndërtimin e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e Ambasadës norvegjeze, Jenny Stenberg Sorvold, pasi përshëndeti të gjithë, foli edhe për qendrën e kompetencës “Kujtim Krasniqi”, të cilën e vlerësoi si prej qendrave më të mëdha, më moderne dhe më të mirat në rajon dhe me standarde evropiane, kurse rritja e cilësisë në arsim dhe edukimi, janë çelës i zhvillimit të shoqërisë”.