Malishevë, 23 shtator - Me vendosjen e buqetave me lule pran lapidarit në varrezat e dëshmorëve nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë nderimi i dëshmorëve dhe nën krismat e fishkzjarreve, sot në Malishevë u bë vënia e gurëthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së.
Metush Kryeziu, kryetar i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë, drejtuar bashkëluftëtarëve dhe të pranishmëve ndër të tjera tha: '' Sot për ne, bashkëluftëtarët e UÇK-së është një ditë e veçantë, pasi po bëjmë vënien e gurëthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të UÇK-së, që do të dëshmojë për vlerat e luftës kombëtare për çlirim që zhvilloi UÇK-ja. Me këtë Malisheva do të tregojë se lufta e UÇK-së ishte e organizuar, në Malishevën e lirë ishin vendosur institucionet e luftës çlirimtare dhe vepruan deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës''. përfundoi Kryeziu.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij theksoi se ndërtimi i kësaj kulle dhe objektit të veteranëve të UÇK-së në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, është edhe simbol ku do të pasqyrohen vlerat e shenjta të UÇK-së. , do të jetë vendi i bashkimit dhe unitetit jo vetëm për malishevas, por edhe kombëtar,
Në këtë cerommoni të vënies së gurëthemelit morën pjesë shumë bashkëluftëtar si dhe ish kryetari i Komunës së Malishevës, luftëtari për çlirim të Kosovës, Gani Krasniqi, i cili gjatë tërë periudhave të historisë njihet si promotor i kontributeve kombëtare dhe simboli se si duhet të sakrifikohet për atdheun dhe kombin.
-
Maqedonci: UÇK-ja themel i Ushtrisë së tashme të Kosovës
-
Kurti: Malisheva, simbol i qëndresës dhe sakrificës, por është lënë pas dore
-
Memli Krasniqi kërkon rikthimin e PDK-së në Klinë e Malishevë
-
Krasniqi nga Prekazi uron ish-udhëheqësit e UÇK-së që janë në Hagë
-
Osmani: Sakrifica e burrave dhe grave të UÇK-së la gjurmë të pashlyeshme