Në Malishevë sot është mbajtur ceremonia e themelimit të Qendrës për Karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Prezent ishte edhe i pari i komunës, Ragip Begaj, dhe drejtori i DAE-s, Blerim Thaçi, Katrin Ochsenbein, këshilltare Rajonale për Ekonomi dhe Punësim, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Fikrije Zymberi, u.d. e drejtorit të përgjithshëm, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Valbona Rraci, zyrtare e Lartë e projektit EYE si dhe paneli nga Vushtrria, Gjakova dhe pronarë të bizneseve.
Begaj thotë se kjo qendër është një aset shtesë për nxënësit.
“Falënderoj Ambasadën Norvegjeze, për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti arsimor, për trajnimet profesionale të mësimdhënësve që ka ofruar në Norvegji, por kam edhe vlerësime pozitive për ekipin udhëheqës të shkollës, sukseset e nxënësve. Kjo Qendër për Karrierë që po inaugurohet sot, është edhe një aset shtesë, për nxënësit tanë që të aftësohen për tregun e punës e kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me bizneset prodhuese, brenda komunës dhe jashtë saj e pse jo, nxënësit tanë të janë të përgatitur si gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropian”, tha ai.
“Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 600 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës”, theksoi mes tjerash, drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Nazmi Zogaj.
Edhe
Qeveria ndan 250 mijë euro për libra për nxënësit në Luginë
Nga kjo Qendër për Karrierë, do të përfitojnë, nxënësit e tanishëm, të sapo diplomuarit, të rriturit që kanë braktisur shkollën, bizneset, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi, njëherit do të përforcohen marrëdhëniet me sektorin privat, tregun e punës.
Qendra të këtilla të Karrierës deri më tash janë themeluar në tetë komuna të Republikës së Kosovës.