Përfaqësuesit e gjimnazit “Ulpiana” në bashkëpunim me Drejtorinë komunale të Arsimit në Lipjan kanë nxjerrë një rregullore, e cila obligon të gjithë nxënësit t’i paguajnë nga 3 euro për sigurim privat dhe për riparim të defekteve teknike që ndodhin brenda objektit të shkollës.
Për këtë projekt, janë pajtuar edhe këshilli i prindërve në këtë shkollë me qëllim që të parandalohen dukuritë negative, mirëpo këshilltarët e KK-së kanë kundërshtuar atë me arsyetim se ky projekt mund të realizohet me buxhet të Komunës. Argjend Tasholli, këshilltar në KK të Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka thënë se gjatë periudhës së fundit kohore ka pranuar disa ankesa nga prindërit rreth kësaj takse për roje fizike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, përfaqësuesit e shkollës duhet ta adresojnë një kërkesë zyrtare për ta punësuar një roje fizike me qëllim të rritjes së sigurisë, por në asnjë mënyrë nuk duhet t’i obligojnë një mijë e 500 nxënës t’i paguajnë nga 3 euro për këtë çështje.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)