Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prindërit i kërkojnë masa Komunës për të ndalur grevën e punëtorëve teknikë në shkolla

berllok

Njëra nga klasët e shkollës "Ismail Qemali" në Prishtinë sot

Prindërit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë i kanë kërkuar Komunës të marrë masa për të ndalur grevën e punëtorëve teknikë në shkolla, derisa e kanë quajtur alarmante gjendjen e pastërtisë në hapësirat ku fëmijët po e zhvillojnë mësimin. Ata madje kanë kërcënuar se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë derisa të rikthehen kushtet.

Punëtorët teknikë të disa shkollave të mesme dhe fillore në kryeqytet, qysh në ditën e parë të shtatorit kanë nisur grevën për shkak të mospagesës së një pjese të rrogës së muajit korrik dhe pagës së muajit gusht.

Në një letër drejtuar përfaqësuesve të Drejtorisë komunale të arsimit në Prishtinë, Këshilli i Prindërve i kësaj shkolle ka shprehur indinjatën për siç thonë ata, gjendjen e tmerrshme të higjienës në hapësirat e shkollës. 

Ata e kanë quajtur alarmante gjendjen dhe tërësisht të papranueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

“Ne nuk mund dhe nuk do të tolerojmë që fëmijët tanë të rrezikohen nga infeksione të mundshme apo reaksione alergjike. Është e pakontestueshme që shërbimet thelbësore të pastërtisë të ndërpriten orë e çast pa asnjë konsideratë për mirëqenien e afër 3,000 nxënësve të kësaj shkolle. Fëmijët tanë nuk mund të përdoren si mjet presioni. Kjo situatë e përsëritur është e patolerueshme. Prandaj, kërkojmë nga DKA që të veprojë pa vonesë të ndërhyjë urgjentisht tek operatori ekonomik përgjegjës për mirëmbajtjen e shkollës dhe të sigurojë zëvendësimin e menjëhershëm të stafit teknik, në mënyrë që shkolla të kthehet në kushte normale dhe të sigurta sanitare”, thuhet në letër.

Derisa kanë paralajmëruar për bojkot mësimor, kanë deklaruar se nuk do të bëjnë kompromis me shëndetin e fëmijëve.

Edhe Shkollat në Prishtinë, ende pa mirëmbajtës Arbëri Shkollat në Prishtinë, ende pa mirëmbajtës

 

“Gjithashtu, dua t'ju bëj me dije në mënyrë shumë të qartë: nëse kjo situatë nuk zgjidhet urgjentisht, prindërit janë njëzëri të pajtimit që të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë (të bojkotojnë mësimin) derisa të rikthehen dhe të garantohen kushtet elementare higjienike për ta. Ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis me shëndetin e fëmijëve tanë”, thuhet tutje në letër.

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, të cilët të martën janë futur në grevë shkaku i pagave të papaguara, kanë thënë se ajo do të ndërpritet vetëm kur të përmbushen të gjitha obligimet ndaj tyre nga Komuna e Prishtinës. Greva, që nisi të martën, ka lënë shkollat pa mirëmbajtje e disa drejtorë të shkollave kanë thënë se ajo tashmë veçse ka nisur të krijojë vështirësi.

Njëra nga klasët e shkollës "Ismail Qemali" - Prishtinë
No description available.