Arbëri

Laura në Prevallë pa leje ndërtimore

Ndërtimi i laurës në hyrje të Prevallës nga drejtimi i Prizrenit, përkatësisht në parkun kombëtar “Sharri”, sipas drejtuesve të Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, ka filluar pa leje ndërtimore. Ky dikaster lokal ka pohuar se gjatë një kontrolli rutinor ka vendosur shirita dhe se më pas gjatë trajtimit të lëndës është parë se projekti nuk ka leje.

Zyrtarët e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit kanë theksuar se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për këtë zonë, sikurse edhe për projektin në fjalë, porse ajo ende nuk e ka njoftuar nivelin lokal lidhur me lejen përkatëse ndërtimore, ani pse punimet në këtë projekt kanë vazhduar. Lidhur me këtë çështje gazeta ka kërkuar sqarime nga MMPH-ja, e cila nuk ka ofruar ndonjë përgjigje deri në momentin e raportimit, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaqi, ka konfirmuar vendosjen e shiritave, në vendin ku po ndërtohet laura në hyrje të Prevallës nga drejtimi i Prizrenit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)