Ka dështuar shqyrtimi fillestar kundër 4 inspektorëve komunal të Prizrenit, dhe një inspektori të Ministrisë së Mjedisit, të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë.
Gjyqtarja Shadije Gërguri ka bërë të ditur se seanca është shtyrë për 8 janar për shkak të mungesës së të akuzuarit Bedri Halimit. Prokuroria Speciale e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me ndërtimet pa leje në Prevallë të Prizrenit.
Inspektorët e ndërtimit Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi, Ruzhdi Daka dhe inspektori i MPHM Bedri Halimi akuzohen se në cilësinë zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për pronarët e objekteve pa leje ndërtimore në regjionin e Parkut Nacional “Sharri“ në Prevallë dhe shkaktimit të dëmit për Parkun Nacional dhe shtetin e Kosovës, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare konform Ligjit për ndërtimin nr. 2004/15.
Sipas aktakuzës, inspektorët nuk e kanë bërë mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve, nuk kanë urdhëruar pezullimin e ndërtimit dhe nuk i kanë iniciuar procedurat e parapara me ligj, ashtu që gjatë këtyre 7 vjetëve e kanë lejuar ndërtimin e disa qindra objekteve pa leje ndërtimi, duke reaguar vetëm në disa raste.
-
Mungesa e dëshmitarit çon në dështimin e seancës ndaj 5 inspektorëve për ndërtimet pa leje në Prevallë
-
Me vetëm 8 faqe aktakuzë dhe një dëshmitar, Prokuroria synon të vërtetojë fajësinë e 5 inspektorëve
-
Kërkohet përgjegjësi nga institucionet për ndërtimet pa leje në Prevallë
-
Aktakuzë ndaj kryeinspektorit të MMPH-së dhe 4 inspektorëve në Prizren, lejuan ndërtimet pa leje në Sharr
-
Zyrtarë komunalë e qendrorë me aktakuzë për ndërtimet pa leje në Prevallë