Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj kryeinspektorit të MMPH-së dhe 4 inspektorëve në Prizren, lejuan ndërtimet pa leje në Sharr

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare është ngritur ndaj kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, si dhe ndaj 4 inspektorëve të ndërtimit në Komunën e Prizrenit.

Këta 5 persona, sipas Prokurorisë Speciale, akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Parkut Nacional të Sharrit në Prizren, raporton KTV.

Kuvendi Komunal i Prizrenit, në vitin 2006, në kohën e UNMIK-ut, ka marrë vendim për miratimin e Planit të Përkohshëm Rregullues Urban të Zonës së Prevallës në Parkun Nacional.

Derisa në një vendim tjetër të Ministrisë së Mjedisit, në maj të 2013, urdhërohet ndërprerja e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në atë zonë.

Në këtë vendim thuhet se arsyeja është tejkalimi i kushteve dhe kritereve për ndërtim si dhe mosrespektimi i udhëzuesit të MMPH-së që i është dorëzuar Kuvendit Komunal.

Edhe Mungesa e dëshmitarit çon në dështimin e seancës ndaj 5 inspektorëve për ndërtimet pa leje në Prevallë Kronikë Mungesa e dëshmitarit çon në dështimin e seancës ndaj 5 inspektorëve për ndërtimet pa leje në Prevallë

Brenda periudhës 7-vjeçare, inspektorët komunalë, Enver Bytyçi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi, si dhe Ruzhdi Daka, sipas Prokurorisë, nuk i kanë përmbushur detyrat ligjore dhe se brenda këtyre viteve kanë lejuar ndërtimin e qindra objekteve pa leje duke reaguar vetëm në disa raste.

E në një vendim tjetër të siguruar nga KTV-ja, Ministria e Mjedisit, në vitin 2015, revokon pjesërisht vendimin e vitit 2013, duke thënë se kjo ministri do të vendosë kushtet ndërtimore dhe dhënien e lejeve në atë pjesë.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori, me dashje, nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara nga Ministria.

Asnjëri nga inspektorët komunalë nuk kanë dashur të flasin para kamerës, derisa janë të suspenduar për disa aktakuza tjera.

Edhe Me vetëm 8 faqe aktakuzë dhe një dëshmitar, Prokuroria synon të vërtetojë fajësinë e 5 inspektorëve Arbëri Me vetëm 8 faqe aktakuzë dhe një dëshmitar, Prokuroria synon të vërtetojë fajësinë e 5 inspektorëve

Përmes telefonit, kanë thënë shkurt se janë informuar nga mediat për aktakuzën dhe se nuk e kanë të qartë se për cilin rast bëhet fjalë, pasi që, sipas tyre, kanë kaluar shume vite.

KTV-ja ka provuar që të marrë një përgjigje edhe nga ministri në largim i Mjedisit, Fatmir Matoshi, se a do të marrë ndonjë masë për kryeinspektorin, mirëpo ai nuk u është përgjigjur thirrjeve.