Organizata joqeveritare Aksioni i të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YAHR), ka alarmuar për dëmtimin e aseteve publike.
“Persona të pandërgjegjshëm po i dëmtojnë asetet publike në qytetin e Lipjanit. Prandaj, kërkojmë nga institucionet publike, si Inspektorati i Komunës dhe nga Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sjelljet e pandërgjegjshme të disa grupeve të të rinjve, të cilët qëllimisht po shkaktojnë defekte në ndriçimin publik në qytetin e Lipjanit, si dhe në heqjen e pusetave të ujëmbledhësve dhe veprime të tjera të dëmshme”, ka thënë Bekim Krasniqi nga kjo organizatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, në parkun e qytetit afër shkollës fillore gjatë periudhës së fundit janë dëmtuar disa shtylla të ndriçimit publik dhe dhjetëra ulëse. “Të gjitha ato investime janë bërë nga taksat e tona si qytetarë, prandaj duhet t’i ruajmë ato në mënyrë që investimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në pjesë të tjera të qytetit. Komuna duhet të organizojë sa më shumë takime me qytetarë dhe të organizojë fushata vetëdijesuese për mbrojtjen e pasurisë publike”, ka thënë Krasniqi.
Arben Berisha, banor nga Lipjani, ka thënë se asetet publike duhet të monitorohen edhe nga Policia e Kosovës dhe në raste të tilla duhet të ndëshkohen qytetarët.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)