Asociacioni rinor për të drejtat e njeriut “YAHR” në Lipjan ka organizuar një tryezë të përbashkët me përfaqësues të pozitës e opozitës me qëllim të prezantimit të nivelit të transparencës së shpenzimit të parasë publike gjatë vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Opozita ka vazhduar ta akuzojë ekzekutivin e Komunës për keqmenaxhim dhe keqplanifikim të parasë publike, derisa subvencionet në formë të pajisjeve në bujqësi po u ndahen militantëve partiakë, ndërkohë gjithashtu po realizohen projekte infrastrukturore në disa që nuk i duhen askujt derisa banorët po u drejtohen qyteteve për të jetuar.
Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ “YAHR”, ka thënë se tryeza ka për qëllimi ofrimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, subjekteve politike dhe shoqërisë civile për gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin sa më të mirë të parasë publike në Komunën e Lipjanit. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).
-
Pjesëmarrje e vogël e pak kërkesa gjatë diskutimeve për buxhetin 2020/22 në komunë të Lipjanit
-
YAHR-ja alarmon për dëmtimin e aseteve publike
-
Opozita e Lipjanit e cilëson minimale transparencën komunale
-
YAHR: Lipjani pa investime në ujësjellës, kanalizim dhe menaxhim mbeturinash
-
Dëmtohen disa tabela të emërtimeve të rrugëve në Lipjan