Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me OJQ “YAHR” kanë iniciuar hartimin e një plani të veprimit për transparencë komunale, i cili do të mbetet aktiv për katër vjetët e ardhshëm (2019-2023), shkruan sot “Koha Ditore”.
Për ta plotësuar edhe më shumë këtë dokument, kjo OJQ ka organizuar edhe një debat me përfaqësues të subjekteve opozitare, me përfaqësues të Komunës, me media, me shoqëri civile dhe me përfaqësues të tjerë të interesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlora Krasniqi, shefe e Zyrës ligjore në Komunën e Lipjanit, ka thënë se janë disa objektiva të cilat do t’i ndërmarrë Komuna e Lipjanit si hapa konkretë për ta përmbushur Planin e veprimit për transparencë. Sipas saj, në të kaluarën ky plan i veprimit është përgatitur për çdo vit, ndërkaq kësaj radhe do të jetë në funksion për katër vjetët e ardhshëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)