Komuna e Gjilanit ka dështuar të shpenzojë 1 milion e 200 mijë euro të arkës së buxhetit, të destinuara për investime kapitale, për vitin 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Qeverisja komunale e Gjilanit kishte ngecur në shpenzimin e mjeteve financiare dhe në këtë mënyrë shumë nga projektet me rëndësi për banorët e kësaj komune nuk janë zbatuar. Buxheti total për investime kapitale për vitin 2018 ishte mbi 6 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPushteti komunal në vazhdimësi ishte arsyetuar se mosshpenzimi i mjeteve financiare ishte pasojë e problemeve, lidhur me organizimin e brendshëm, ngase kanë pasur mungesë të kuadrit profesional në zyrën e prokurimit.
Kurse opozita në këtë komunë vlerëson se pushteti komunal nuk është duke menaxhuar mirë proceset dhe se për këtë ndihen të shqetësuar qytetarët.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)