Komuna e Gjilanit nga 6 milionë euro për investime kapitale ka arritur t`i shpenzojë 4 milionë e 802 mijë euro.
Mospërmbushja e programit për investimet kapitale vlerësohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit se do të rezultojë në realizimin e më pak projekteve, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve. Menaxhmenti i Komunës nuk kishte trajtuar këtë vërejtje të auditorit dhe se problemet në këtë fushë po përsëriten nga viti në vit.
Nga kryetari i Komunës së Gjilanit është kërkuar që të ndërmarrë një vlerësim për të përcaktuar shkaqet të cilat po ndikojnë në nivelin e ekzekutimit të buxhetit për investime dhe të përcaktojë opsionet praktike për përmirësimin e ekzekutimit më të mirë të buxhetit në vitin e ardhshëm.
“Komuna gjatë këtij viti ka arritur të shpenzojë buxhetin për investime kapitale vetëm 79 për qind, si dhe 75 për qind për subvencione. Ekzekutimi i ulët lidhur me projektet kapitale dhe subvencione është ndër sfidat kryesore me të cilën po përballet komuna. Çështja nuk është adresuar nga menaxhmenti në vitet e fundit edhe pse ajo është trajtuar në raportet e mëparshme të auditimit. Shkaktar të ekzekutimit të ulët janë vonesat në realizimin e kontratave”, thuhet në raport.
(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
-
Komuna e Gjilanit dështoi të investojë 1.2 milionë euro për projektet kapitale
-
Shumë komuna s’e realizuan as gjysmën e buxhetit për projekte
-
Prizreni për investime kapitale shpenzon 6 milionë euro më pak nga planifikimi
-
Komuna kritikohet që për 3 muaj shpenzoi vetëm 9.5 milionë euro në investime kapitale
-
Pesë milionë euro për investime kapitale për vitin e ardhshëm në Gjilan