Komuna e Gjilanit sipas planifikimit për vitin 2019 ka paraparë 5 milionë euro për investime kapitale. Kjo kryesisht për infrastrukturë, mirëmbajtje dhe investime në sektorë të tjerë. Në vitin e ardhshëm nuk do të ketë as realizim të projektit të modernizimit të ngrohjes nëpër të gjitha institucionet, ngase me buxhet nuk parashihet.
Dhe nuk do të ketë as realizim të disa projekteve të cilat janë pjesë e strategjisë për zhvillimin e Gjilanit. Drejtuesit e Komunës së Gjilanit deklarojnë se një pjesë e projekteve të cilat nuk janë paraparë me buxhet do të realizohen nga thithja e donacioneve duke marrë shembull ndërtimin e çerdheve, shkruan sot Koha Ditore.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, deklaron se kërkesat e qytetarëve për realizim projektesh janë më të mëdha se buxheti komunal mirëpo, sipas tij, do të përpiqen që të përmbushen nevojat me aq mjete buxhetore sa kanë në dispozicion.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Auditori: Gjilani s`e ka përmbushur programin për investimet kapitale
-
Komuna e Gjilanit dështoi të investojë 1.2 milionë euro për projektet kapitale
-
Ngec shpenzimi i buxhetit të Gjilanit për investime kapitale
-
Shumë simbolike e buxhetit për investime kapitale në Gjilan
-
Gjilani miraton buxhetin për vitin 2025