Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngec shpenzimi i buxhetit të Gjilanit për investime kapitale

Qeverisja komunale e Gjilanit ka shënuar ngecje sa i përket shpenzimit të mjeteve buxhetore tek kategoria e investimeve kapitale. Brenda periudhës 9- mujore të këtij viti janë shpenzuar vetëm 2 milionë e 620 mijë euro. Kurse buxheti total i Komunës së Gjilanit për investime kapitale për vitin 2018 kap shifrën 6 milionë euro.

Me shpenzimin e mjeteve buxhetore nuk është i kënaqur as drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi. Ai shpreson se deri në muajin dhjetor të këtij viti do të arrihet implementimi i projekteve, të cilat detyrimisht do të ngrenë nivelin e shpenzimeve në këtë kategori. Pagesat munden të kryhen deri në muajin dhjetor, kurse lejohet zotimi i mjeteve deri më 31 tetor (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).