Mosshpenzimi i mjeteve financiare për investimet kapitale po vlerësohet si dobësi menaxheriale për Komunën e Kamenicës, e cila nga 1 milion e 349 mijë euro të destinuara për vitin 2018 ka realizuar vetëm 867 mijë euro.
Ngecje janë evidentuar edhe tek kategoria e mallrave dhe shërbimeve. Për këtë kategori ishin alokuar 957 mijë euro, gjersa janë shpenzuar 691 mijë e 872 euro. Këtu përfshihen shpenzimet komunale për derivate, lëndë për ngrohje, shërbime kontraktuese, shpenzime të mirëmbajtjes dhe riparimeve dhe udhëtimeve zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit thekson se menaxhmenti nuk posedon analizë për ecurinë buxhetore dhe nuk rishqyrton planin e prokurimit dhe nuk ka raporte të rregullta e të detajuara për aktivitetet operative. Raporti gjen se qiramarrësit nuk kanë kryer detyrimet që kanë ndaj komunës dhe kjo e fundit nuk ka vendosur një mekanizëm për mbledhjen e borxheve, duke rritur rrezikun që të ketë humbje financiare.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kamenica ngec në shpenzimin e mjeteve buxhetore
-
Dështon shpenzimi i 40 për qind të mjeteve për investime kapitale në Kamenicë
-
Graçanica s`e shpenzon as gjysmën e buxhetit për investime kapitale
-
Ngec shpenzimi i buxhetit të Gjilanit për investime kapitale
-
Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon vetëm 4 për qind të mjeteve për projekte kapitale