Qeverisja lokale e Kamenicës ka ngecur në shpenzimin e mjeteve buxhetore për realizimin e projekteve publike, shkaku i miratimit me vonesë i buxhetit për 2018. Sipas të dhënave zyrtare te kategoria e investimeve kapitale brenda 6 muajve të këtij viti janë shpenzuar vetëm 19 mijë e 454 euro, kurse shuma totale e buxhetit për investime kapitale është afro 900 mijë euro.
Këto të dhëna flasin se Kamenica ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit komunal për këtë periudhë. Mirëpo komunarët shprehen optimistë se do të realizohet shpenzimi i mjeteve buxhetore në mënyrë të kënaqshme, kurse situata në të cilën gjenden sipas tyre është pasojë e dështimit të votimit të buxhetit vitin e kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Nexhmedin Bislimi, drejtor i Buxhetit shprehet optimist se do të arrihet të shpenzohet buxheti në mënyrë të kënaqshme sa i përket kësaj kategorie.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kamenica në problem me mosshpenzimin e mjeteve për investime kapitale
-
Dështon shpenzimi i 40 për qind të mjeteve për investime kapitale në Kamenicë
-
Graçanica shpenzon 2 për qind të buxhetit për projekte kapitale
-
Komuna e Gjilanit dështoi të investojë 1.2 milionë euro për projektet kapitale
-
Graçanica s`e shpenzon as gjysmën e buxhetit për investime kapitale