Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
JETA

Fshati i Gjilanit që jeton mbi xehe

Emisioni “Jeta” në edicionin e fundit sjell udhëtimin drejt fshatit Çelik të Komunës së Gjilani.

Ky fshat shtrihet në thellësi të Grykës së Karadakut dhe kufizohet me fshatrat përreth si: Stanciq, Shurdhan, Pidiq, Stubëll e Verrnez.

Fshati Çelik ka një relief malor me një lartësi prej 700 metrash.

Shtëpitë në pjesën më lartë fshatit sinjalizojnë hyrjen në fshat, por lëvizjet e banorëve janë krejt të rralla.

VIDEO:

Edhe Nga 1 mijë në rreth 300 banorë, njihuni me fshatin turistik të Kaçanikut JETA Nga 1 mijë në rreth 300 banorë, njihuni me fshatin turistik të Kaçanikut

Pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në qytet në mungesë infrastrukture vite më parë, ndryshe nga sot kur rruga e asfaltuar lehtëson shkuarjen deri në pika të larta të fshatit

Bukuritë e fshatit Çelik, i cili ka mbetur thuajse krejt i boshatisur, mund të shijohen përmes shtegut 16 km.

Nëpër këtë shteg vizitorët mund të shohin “Ujëvarën e Gurit”, “Gurin e Madh” e “Shpellën e Plakës”, atraksione që mbajnë këto emërtime sipas vendësve.

Shefket Bajrami, vendës, flet për pasuritë e fshatit me xehe të shumta, prej nga edhe theksojnë të ketë marrë emrin fshati.

Afër fshatit Çelik gjendet edhe miniera e hekurit.

Image

Tokat e fshatit kanë rezultuar të pasura me minerale të ndryshme si: hekuri, boksiti, plumbi, ari e argjendi,

Si vendës, Bajrami përmend vizitat e shumta të vizitorëve që pret në fshatin e lindjes, të cilët më pas i drejton nëpër shtegun që con drejt atraksioneve të këtij vendbanimi.

Shpresë për të mbetet ringjallja e fshatit përmes bujtinave e villave të ndryshme që do t’i rikthejnë edhe njëherë banorët në Çelik, pasi që aktualisht banohet vetëm nga 10 shtëpi.

Edhe Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët SOT Selaca, fshati me bukuri të rrallë që po braktiset nga banorët

VIDEO: