Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës, e ka quajtur lajm të mirë anulimin e konkursit në KEK.
Llumnica është shprehur i zhgënjyer me proceset e punësimeve në KEK.
“E kemi parë me shqetësime në vazhdimësi... sepse ka pas nepotizëm edhe më herët. Në Kosovë janë punësuar vetëm njerëz që kanë pasur familjarë apo anëtarë të partive të ndryshme. S’ka ndryshuar dhe po vazhdon avazi i vjetër. Lajm i mirë anulimi nëse s’është vetëm sa për të shpërlarë ato që i kanë bërë më herët”, ka thënë Llumnica.
Artikuj të ngjashëm
-
Llumnica: Secila parti që po vjen në pushtet po tenton ta sjellë dikë të vetin në KEK
-
Llumnica: Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
-
Punëtorët e KEK-ut thonë se s’do t’i ndalin protestat për rritje pagash dhe pagën e 13-të
-
Llumnica: Dikush i fuqishëm qëndron prapa KEDS-it, secila qeveri e ka favorizuar
-
Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune