Kandidati i “Demokratët për Drenasin” për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, ka thënë se e vetmja gjë që vlerëson te kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci, është mënyra e tij e të shprehurit, që siç ka thënë, i bën të gjithë që të qeshin.
Ajazi i ka propozuar Lladrovcit që të bëhet showmen në të ardhmen, duke thënë se që 5 vjet, qytetarët e Drenasit janë bërë objekt talljeje për shkak të gafave të tij.
“Cilësia e vetme që do t’ia përmendja në këtë moment, e ka atë mënyrën e të shprehurit që i bën të gjithë të qeshin, vetëm këtë cilësi ka dhe asgjë tjetër. Unë e kisha ftuar që pas zgjedhjeve të 14 nëntorit, në vend që të pensionohet ta bëjë një emision televiziv, një lloj shoumeni sepse i shkon kjo për shtati sepse tani e 5 vjet ne qytetarët e komunës së Drenasit kemi qenë objekt tallje pikërisht për shkak të gafave dhe mënyrës së shprehjes së tij dhe tani ka ardhur koha që të përfundojë ajo çështje sepse qeverisja është shumë më e rëndësishme për qytetarët sesa ato gafa”, ka thënë Ajazi.