Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, i ka uruar fitoren kundërshtarit të tij politik, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit u listua i pari nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja për zgjedhjet e 12 tetorit dhe në këtë komunë do të qeverisë pa balotazh.
Hajdari tha se përgjatë fushatës ka bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë.
“Përgjatë kësaj fushate, kam bërë të gjitha përpjekjet njerëzore për t’i sjellë Drenasit një qeverisje të mirë në të cilën kam besuar fort. Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni votuar e keni besuar tek unë, ekipi dhe vizioni ynë. Por, gara e demokracia është kjo dhe unë e respektoj verdiktin tuaj. Kundërkandidatin tim, Ramiz Lladrovcin, e uroj për fitoren dhe shpresoj që Drenasi të përjetojë zhvillim e suksese”- ka shkruar Hajdari në Facebook.
-
Lladrovci paralajmëron “beteja të reja”: Do të shkruhet edhe një histori në dhjetor
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit
-
Ramiz Lladrovci “rikthehet” në PDK
-
Ramiz Lladrovci drejt fitores pa balotazh
-
Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit