Në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Chopin Piano Fest”, Alexandra Balog ka interpretuar recitalin “Exploring Inner Landscapes”, koncept artistik që, sipas saj, është ndërtuar si rrugëtim përmes botës së brendshme të njeriut. Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, publiku është përballur me një program që ka kapërcyer kufijtë e stilet. Klasikja, romantizmi e krijimtaria bashkëkohore kanë qenë në një linjë të vetme rrëfimi. Midis interpretimit të saj në pjesën e parë, ka thënë se i gjithë publiku që ka qenë i pranishëm ka qenë bashkë dhe vetëm në të njëjtën kohë
Nga Mozarti e Chopini te Liszti, Kodály dhe muzika bashkëkohore amerikane, pianistja hungareze, Alexandra Balog, ka sjellë në Prishtinë programin që e ka trajtuar pianon si mjet reflektimi e kërkimi të vetvetes. Në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Chopin Piano Fest”, ajo ka interpretuar recitalin “Exploring Inner Landscapes”, koncept artistik që, sipas saj, është ndërtuar si rrugëtim përmes botës së brendshme të njeriut.
Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, publiku është përballur me një program që ka kapërcyer kufijtë e stilet. Klasikja, romantizmi e krijimtaria bashkëkohore kanë qenë në një linjë të vetme rrëfimi.
Midis interpretimit të saj në pjesën e parë, ka thënë se i gjithë publiku që ka qenë i pranishëm ka qenë bashkë dhe vetëm në të njëjtën kohë. Bashkë fizikisht, por secili ka rrugëtimin e tij përbrenda teksa dëgjon muzikën e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Programi për mua është një rrugëtim historik. Titullohet ‘Exploring inner landscapes’ dhe unë e fillova këtë program saktësisht një vit më parë, në New York në ‘Carnegie Hall’, dhe pastaj ka udhëtuar pak nëpër botë, dhe ky është pothuajse koncerti i fundit, kështu që javën e ardhshme në Paris do të jetë koncerti i fundit i këtij cikli koncertesh. Kjo do të thotë për mua një udhëtim i brendshëm, sepse mendoj se dëgjimi i muzikës klasike mund të na ndihmojë vërtet të reflektojmë mbi atë që kemi brenda, dhe përmes kësaj ne mund të lidhemi më mirë me botën, sepse të gjithë ne kemi udhëtimin tonë, por jemi ende bashkë në këtë shtëpi, kështu që faleminderit shumë përsëri dhe shijoni koncertin”, ka thënë ajo në skenë.
Programi është hapur me përzgjedhje nga “Seven Pieces, Op.11” të kompozitorit hungarez Zoltán Kodály. Në këto miniatura pianistike janë ndërthurur motivet folklorike dhe lirizmi karakteristik i njërit prej emrave më të rëndësishëm të muzikës hungareze të shekullit XX. Balog i ka trajtuar ato me ndjeshmëri të veçantë, duke nxjerrë në pah karakterin e tyre intim dhe ngjyrimet e pasura melodike.
Nga atmosfera e Kodályt, rrugëtimi muzikor ka kaluar te “Fantasia in C-mol, K.475” e Mozartit, një prej veprave më dramatike të repertorit të tij pianistik. Në interpretimin e Balogut, kontrastet e forta emocionale dhe kthesat e papritura harmonike kanë marrë formën e një dialogu të vazhdueshëm midis tensionit dhe qetësisë.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ka qenë edhe interpretimi i “Nocturne in C-mol, Op.48 Nr.1” të Chopinit. Për pianisten Balog, lidhja me këtë muzikë është personale.
“Këto janë vepra vërtet domethënëse për mua. Të gjitha në mënyra të ndryshme. Disa prej tyre janë më të vjetra dhe madje i kam studiuar tash e dhjetë vjet ose diçka e tillë dhe disa prej tyre janë më të reja dhe të lidhura me një ndjenjë specifike. Për shembull, ‘Nocturne në C-mol’ nga Chopin. Mendoj se të gjitha këto vepra janë emocionalisht të thella dhe kjo është ajo që më pëlqen. Unë preferoj muzikën që ka shumë thellësi dhe kuptim. Të jep mundësi të mendosh më shumë për botën, vetveten përbrenda dhe për shoqërinë e gjithçka në thelb. Unë vetë udhëtoj sa herë e luaj këtë program”, është shprehur pianistja.
Në vazhdim ka interpretuar edhe “Hungarian Melody” të Franz Schubertit, pjesë e shkurtër, por me peshë të veçantë në repertorin e saj.
“Kjo ishte melodia hungareze e Schubertit, e cila është një pjesë shumë e ëmbël, e shkurtër, shumë hungareze. Më pëlqen shumë se si Schubert shprehu diçka thellësisht hungareze në një mënyrë shumë delikate në muzikë. Dhe në fakt kjo pjesë e shkurtër, është rreth 3-4 minuta. Kjo është tema themelore e një pjese të madhe që ai kompozoi për një duo që ishin motra hungareze. Është një pjesë e madhe, rreth 25 minuta dhe kjo temë është në atë pjesë. Pra, është vërtet e lidhur. Më pëlqen shumë kjo pjesë”, ka shpjeguar pianistja.
Edhe pse në programin e paralajmëruar figuronte sonata “The Curve” e kompozitorit Noah Max, Balog ka sjellë në vend të saj veprën “Love letter” të kompozitores amerikane Joan Toëer si dhe një tjetër vepër të saj pa titull e cila u luajt premierë botërore dhe ishte shkruar enkas për të. Ajo ka treguar se lidhja me këto vepra është krejtësisht personale.
“Kjo vepër është shumë personale që ajo e kompozoi këtë muzikë për mua dhe thjesht nuk mund ta përshkruaj me fjalë”, ka thënë Balog.
Por para interpretimit të veprës së Toëer ka interpretuar edhe një nga mazurat e Chopin, si vepër e shtuar në programin e paraparë.
Recitali është përmbyllur me “Vallée d’Obermann” të Franz Lisztit, një prej veprave më monumentale të romantizmit pianist. E frymëzuar nga kërkimet filozofike dhe ekzistenciale të shekullit XIX, vepra ka shërbyer si kulmi i natyrshëm i një programi të ndërtuar mbi idenë e reflektimit të brendshëm.
Drejtoresha artistike e festivalit, pianistja Lejla Pula, e ka cilësuar paraqitjen e Balogut si një prej ngjarjeve të veçanta të edicionit.
“Jam shumë e kënaqur që me një prezantim dhe performancë shumë të bukur të artistes relativisht të re nga Hungaria, e cila sapo ka përfunduar studimet e post-magjistraturës në Amerikë. Është kthyer direkt në Prishtinë pas disa koncerteve që ka mbajtur në Hungari”, ka thënë ajo.
E ka konsideruar si pianiste me muzikalitet të rafinuar.
“E bëri një atmosferë shumë të bukur në sallë. Ishte një performancë pak më ndryshe. Çdo recital ka sjellë ngjyrat e veta me një kolorit të veçantë. Kishte vepra nga Mozart, Liszt, Schubert, Chopin, e edhe të disa kompozitorëve modernë si Zoltan Kodaly, i cili është një legjendë e pianizmit hungarez, por edhe dy vepra shumë të bukura nga kompozitorja amerikane. Jemi shumë të lumtur për këtë bashkëpunim, shpresojmë se do të vazhdojë më tutje. Ka luajtur jashtëzakonisht bukur”, ka thënë Pula më tej.
Alexandra Balog i përket gjeneratës së re të pianistëve hungarezë me karrierë ndërkombëtare. Pas studimeve në Hungari, ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është paraqitur në skena të njohura koncertale, përfshirë edhe “Carnegie Hall” në Neë York. Repertori i saj përfshin një hark të gjerë stilistik, nga Mozarti e Schuberti te krijuesit bashkëkohorë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë muzikës së kohës sonë.
Në Prishtinë, përtej një recitali pianistik, ka sjellë edhe koncept artistik të ndërtuar si reflektim mbi botën e brendshme. Pikërisht këtë qasje e ka sjellë me koncertin “Exploring Inner Landscapes”.