Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtarizohet transferimi i Gashijanit te Bodrumspori

Elvir Gashijani

Bodrumspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Elvir Gashijanit. 

Gashijani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk. 

Gashijani te Bodrumspori u transferua nga Llapi për 150 mijë euro. 

Llapi ka ruajtur 20 për qind të kartonit të sulmuesit të krahut.

“I urojmë Elvir Gashijanit, i cili është një nga pjesët e rëndësishme të projektit tonë afatgjatë, shumë suksese me fanellën tonë kuq e bardhë dhe e mirëpresim ngrohtësisht”, ka shkruar klubi turk. 

20-vjeçari pjesë e Llapit ishte nga viti 2023. 

Gashijani në Kosovë ka luajtur edhe për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89. 

Sulmuesi i talentuar ka paraqitje edhe për Kosovën U17, U19 dhe U21.