Bodrumspori e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Elvir Gashijanit.
Gashijani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Gashijani te Bodrumspori u transferua nga Llapi për 150 mijë euro.
Llapi, kanat oyuncusunun gördüğü kartların %20'sini kurtardı.
“I urojmë Elvir Gashijanit, i cili është një nga pjesët e rëndësishme të projektit tonë afatgjatë, shumë suksese me fanellën tonë kuq e bardhë dhe e mirëpresim ngrohtësisht”, ka shkruar klubi turk.
20-vjeçari pjesë e Llapit ishte nga viti 2023.
Gashijani në Kosovë ka luajtur edhe për 2 Korrikun dhe Trepçën ’89.
Sulmuesi i talentuar ka paraqitje edhe për Kosovën U17, U19 dhe U21.