Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kayserispori zyrtarizon Seferin dhe Hasanin

Taulant Seferi Florent Hasani

Skuadra turke Kayserispor ka zyrtarizuar transferimin e dy sulmuesve shqiptarë, Taulant Seferit e Florent Hasanit.

Seferi e Hasani ishin në mesin e disa transferimeve që u zyrtarizuan të premten nga skuadra që do të bëjë gara në ligën e dytë turke. 

Të dy 29-vjeçarë kanë përvojë në ligën e dytë turke.

Madje sezonin e kaluar, të dy ishin pjesë e saj. Seferi luajti te Bodrumspori, ndërsa Hasani te Amedspori.