Rumania ka marrë fitore 3:0 në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës të premten, ka vendosur UEFA të mërkurën.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kombeve, u ndërpre pak minuta para fundit teksa rezultati ishte 0:0. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën pasi pati thirrje raciste nga tifozët në Bukuresht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA ka vendosur që fitorja t’i takojë Rumanisë. Por kjo fitore nuk ndryshon renditjen tabelare. Rumania mbetet e para në grupin 2 të Ligës C me 18 pikë, ndërsa Kosova (12 pikë) do ta kërkojë kalimin në Ligën B përmes plejofit.
Në vendim, UEFA e ka dënuar Federatën rumune me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme dhe një ndeshje pa shikues.
Federata rumune u dënua me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve (në lidhje me thirrjet ksenofobe anti-hungareze). 30 mijë euro për transmetim të mesazheve politike provokuese nga tifozët, që nuk përkojnë me ngjarje sportive. 9 mijë euro për hedhje të gjësendeve. 4500 euro për ndezje të fishekzjarrëve. 8000 euro për përdorim të laserëve. 12.500 euro për pengim gjatë intonimit të himneve. 14 mijë euro për bllokim të dyerve të stadiumit.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është dënuar me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të skuadrës.
FFK-ja tani do ta ketë mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS).
