Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Ai është transferuar te skuadra e njohur italiane, Torino.
Torino e ka prezantuar 28-vjeçarin të martën mbrëma. Reprezentuesi i Shqipërisë ka kaluar te Torino si lojtar i lirë. Atij i përfundoi kontrata me Empolin, skuadrën tjetër që garpo në Serie A, por që nuk siguroi ekzistencën. Më herët në Itali, futbollisti kosovar ka luajtur edhe për Spezian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarrierën e nisi te 2 Korriku, ndërsa mbrojtësi i qendrës ishte edhe te Prishtina në Kosovë. Në vitin 2016 iu bashkua Hajdukut të Splitit, ku kishte rritje të madhe në karrierë. Në Kroaci ishte prej mbrojtësve më të mirë dhe rrjedhimisht kaloi në Serie A.
Ismajli ishte kapiten i Kosovës U21, ndërsa në nivelin e të rriturve vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë. Tani i ka 45 paraqitje e tri gola me kuqezinjtë.
Ismajli tashmë është mbrojtës me përvojë. Në Serie A i ka 117 paraqitje. Ka edhe paraqitje për Kupë të Italisë, ndërkohë që në kampionatin kroat i ka luajtur 84 ndeshje.
Ismajli ka firmosur me Torinon për dy vjet, me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër.
Torino përfundoi në vendin e 11-të në edicionin e fundit të Serie A. Ka shtatë tituj të Italisë, por të fundit në vitin e largët 1976. Kupën e Italisë së fundi e fitoi në vitin 1993.