Trajneri i Lille, Bruno Genesio, nuk e ka ftuar Edon Zhegrovën për kampin stërvitor që skuadra franceze e mban në Iserlohn të Gjermanisë.
Në listën e futbollistëve të ftuar për kamp, që e publikoi Lille të hënën në faqen zyrtare, mungon emri i Zhegrovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGenesio ka ftuar 29 futbollistë.
Sulmuesi i krahut ka kohë që nuk po ushtron me ekipin e parë të Lillet. Ai po stërvitet individualisht.
Reprezentuesi i Kosovës e dëshiron largimin nga klubi francez në afatin kalimtar të kësaj vere.
Ai nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.
Skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e 26-vjeçarit është Napoli. Ka interesim edhe nga disa skuadra të tjera. Por mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën Zhegrova.
Me Lillen ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.