Futboll

Zhegrova nuk do t’i bashkohet Napolit

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, nuk do ta veshë fanellën e kampionit të Italisë, Napoli, sipas “Corriere dello Sport”. 

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, po punon për transferime dhe largime. Por puna e tij varet edhe nga udhëzimet që merr nga trajneri Antonio Conte. 

“Giovanni Manna ia kishte vënë syrin Edon Zhegrovës, sulmuesit të krahut të djathtë të Lillet, të cilin Napoli e ka pëlqyer prej kohësh. Por sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’ ishte Antonio Conte ai që u tha drejtuesve të klubi të ndërpresin negociatat”, shkruan “arenanapoli.it”. 

Edhe mediume tjera të afërta me klubin kampion të Italisë kanë shkruar se Conte ka hequr dorë nga Zhegrova. 

Sulmuesi i Kosovës është në fazën e rikuperimit pas lëndimit që e la jashtë fushës nga dhjetori i vitit të kaluar.