Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka marrë lajme të mira para ndeshjes me Pisan, që zhvillohet të shtunën nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 17-të të elitës së futbollit italian.
Spalletti për duelin në udhëtim do ta ketë të gatshëm plotësisht Edon Zhegrovën, futbollistin e Kosovës, por edhe Weston McKennien e Gleison Bremerin.
Probleme fizike kanë Juan Cabal dhe Francisco Conceicao.
Të dy lojtarët kanë bërë stërvitje individuale në “Continassa” dhe nuk do të jenë të gatshëm për duelin ndaj Pisas që udhëhiqet nga Alberto Gilardino.
Zhegrova ka pasur shqetësime më herët, por po e gjenë formën më të mirë fizike.