Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova mund të jetë startues ndaj Pisas

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të jetë startues te skuadra e Juventusit në ndeshjen ndaj Pisas, shkruan të hënën “Ilbianconero”.

Juve të shtunën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Pisa, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.

Zhegrova mund ta zëvendësojë portugezin Francisco Conceiçao në krahun e djathtë të sulmit.

Conceiçao u lëndua të shtunën në derbin ndaj Romës dhe pritet të mungojë ndaj Pisas. Conceiçao shënoi gol në fitoren 2:1 të Juves ndaj Romës.

23-vjeçari Conceiçao u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 61-të dhe në vend të tij u inkuadrua Zhegrova, që kishte paraqitje pozitive në fazën ofenzive ndaj Romës.

Edhe Zhegrova mund të marrë tjetër goditje nga Juventusi Futboll Zhegrova mund të marrë tjetër goditje nga Juventusi

Zhegrova në kampionatin italian ende nuk ka paraqitje nga minuta e parë. Një paraqitje si startues e ka ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Në total këtë edicion ka luajtur vetëm 174 minuta.