Lille të shtunën nga ora 19:00 luan në udhëtim te Strasbourgu në kuadër të xhiros së 19-të të elitës së futbollit francez.
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, pritet të mungojë edhe në këtë ballafaqim, pasi nuk e ka kaluar ende lëndimin e muskulit aduktor, i cili e ka lënë atë jashtë në gjashtë ndeshjet e fundit.
Zhegrova nuk luajti në Kupën e Francës ndaj Rouenit dhe Marseillet, në ligë mungoi ndaj Nantesit, Auxerrit e Nicet, ndërsa në Ligën e Kampionëve nuk u paraqit ndaj Liverpoolit.
Për herë të fundit, Zhegrova luajti vetëm në pjesën e parë ndaj Marseillet në elitën franceze më 14 dhjetor.
“Nuk ka asgjë të re pas ndeshjes me Liverpoolin, përveç dy të suspenduarve, Alexsandro dhe Jonathan David. Edon Zhegrova ende nuk është i gatshëm për ta nisur ndeshjen dhe nuk mendoj se do të jetë në skuadër për duelin e nesërm”, ka thënë ndër të tjera të premten në konferencën për shtyp, trajneri i Lillet, Bruno Genesio.
25-vjeçari Zhegrova ka shënuar tetë gola e ka kontribuuar me dy asistime në 21 paraqitjet e edicionit aktual në të gjitha garat.
-
Zhegrova stërvitet me ekipin e dytë, e ardhmja ende në dyshim
-
Lëndimi që pritej të kalohej për pak javë po del të jetë shumë problematik për Zhegrovën
-
Zhegrova ende nuk është gati për ndeshje
-
Zhegrova nuk kthehet në fundjavë, te Lille të shqetësuar
-
Zhegrova rrezikon të mungojë edhe plot gjashtë javë