Besfort Zeneli ka pasur tjetër paraqitje te Suedia, që të enjten barazoi me Greqinë në miqësoren e zhvilluar në Solna.
Ndeshja u mbyll 2:2, me grekët që barazuan në minutën e pestë të kohës shtesë.
Besforti, vëllai i vogël i Arbër Zenelit, u inkuadrua nga minuta e 64-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonstantinos Tsimikas shënoi për Greqinë në minutën e dhjetë, kurse Viktor Gyokeres në minutën e 53-të dhe Gustaf Nilsson në minutën e 69-të shënuan për 2:1. Por, ishte goli i Georgios Masouras në minutën e 95-të, që e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 2:2.
Për Suedinë ishte miqësorja e fundit. Tani udhëton për në Botërorin që organizohet në Kanada, Meksikë e SHBA.
Suedia e nis Botërorin me ndeshjen ndaj Tunizisë më 15 qershor. Në Grupin F janë edhe Holanda dhe Japonia.