Deri të martën mbrëma, Interi nuk kishte humbje në Champions e madje as gol të pranuar. Bayer Leverkuseni me Granit Xhakën e shkëlqyer në mesfushë, dominoi ndaj skuadrës italiane. Dhe më në fund, në minutën e 90-të, e shënoi golin e fitores 1:0. Leverkuseni tani i ka 13 pikë nga gjashtë ndeshje në Champions, sa i ka edhe Interi. Të dy skuadrat janë në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin direkt në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Xhaka e kompletoi ndeshjen e së martës ndaj Interit, që u shfaq kompakt në mbrojtje. Kampioni gjerman tani është në seri prej gjashtë fitoreve, kurse së fundi ka humbur më 5 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E kemi ditur para ndeshjes që Interi është ekip solid në mbrojtje dhe që na lejon shumë pak hapësirë. Është dashur të luanim me durim. Kemi pritur për rastin e vetëm që e kishim në ndeshje dhe përfituam prej tij”, ka thënë Xhaka pas fitores së madhe.
Yann Sommer është portier i Interit. Xhaka e Sommeri për kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te Zvicra.
Leverkuseni në kampionatin e kaluar ka fituar shumë ndeshje me gola të minutave të fundit. Ndaj Interit, Nordi Mukiele realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt.
“Secila fitore të jep besim. Është shumë me rëndësi që sërish jemi të uritur për sukses”, ka shtuar Xhaka. Ai çmon mentalitetin e skuadrës.
“Duhet të bëjmë më shumë sërish, pasi gjërat nuk kanë shkuar në mënyrën se si shkuan në edicionin e kaluar”, ka vazhduar kapiteni i Zvicrës.
32-vjeçari Xhaka thotë se nëse Leverkuseni vazhdon të luajë si ndaj Interit, atëherë edhe do të fitojë ndeshjet.
Në Ligën e Kampionëve kanë mbetur edhe dy xhiro në fazën e ligës. Në janar kampioni gjerman luan me Atletico Madridin dhe Sparta Pragën.
“Synimi tani definitivisht është të jemi në top-tetë. Jemi në pozitë shumë të mirë, ndërsa i kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme. Shpresojmë se do t’i fitojmë të dyja”, ka theksuar Xhaka.
Me dy fitore, Leverkuseni kualifikohet direkt në një të tetën e finales. Por, mund t’i mjaftojnë edhe më pak se gjashtë pikë.