Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Për të mirën e Leverkusenit, Xhaka pranoi edhe rolin e qendërmbrojtësit

Granit Xhaka

Edhe një herë tjetër, Leverkuseni i udhëhequr nga Granit Xhaka në mesfushë siguruan fitoren në minutat shtesë. Fituesi në fuqi i Kupës së Gjermanisë, Leverkuseni, eliminoi Kolnin në çerekfinale të garës. Kolni ku aktivizohet Leart Paqarada, është lider i Bundesligës 2.

Skuadra e mbrojtësit të Kosovës ishte duke udhëhequr 2:0, por në kohën shtesë, saktësisht në minutën e 96-të, Patrick Schick, shënoi golin e barazimit 2:2. Ai shënoi edhe për 2:1, ndërsa për 3:2 realizoi Victor Boniface. Ai realizoi golin e fitores për Leverkusenin në minutën e 98-të. Me golin e tij të shënuar, Leverkuseni siguroi kalimin në gjysmëfinale të garës së Kupës.

Xhaka luajti 120 minuta. Minutat e fundit i luajti si qendërmbrojtës.

“Në fundin e ndeshjes ne u hapëm krejtësisht. Aleix Garcia dhe unë luajtëm si qendërmbrojtës. Nuk ishim mësuar me këtë lojë, por në fund kjo doli e suksesshme”, ka thënë Xhaka, shkruan “Kicker” të enjten.

Kalimi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ishte i vështirë për Leverkusenin. Këtë e ka pranuar edhe vetë kapiteni i Zvicrës, Xhaka.

Edhe Xhaka: E dinim se do të na vinte rasti për fitore Futboll Xhaka: E dinim se do të na vinte rasti për fitore

“Gjithmonë them, pavarësisht si është situata para ndeshjes, nuk ka favorit në ndeshjet e Kupës. Mendoj se kjo fitore do të na japë shumë motivim për ndeshjet e tjera, pasi u kthyem nga disavantazhi 2:0”, ka thënë Xhaka pas fitores ndaj rivalit lokal.

Ai shpreson që ndeshja të ketë efekt pozitiv deri në fund të edicionit aktual. Gjatë këtij ballafaqimi, Xhaka shqetësohej shumë për rrjedhën e ndeshjes. Momenti kyç ishte kur Leverkuseni e shënoi golin e parë në minutën e 61-të për 2:1.

Futbollistët e Leverkusenit dukeshin të çrregullt në fushën e lojës në fazën sulmuese.

Xhaka 32-vjeçar, që në edicionin aktual ka zhvilluar 33 ndeshje e ka kontribuuar me dy gola e gjashtë asistime, e ka përgëzuar edhe lojën e mirë të Florian Wirtzit.

Wirtzi ishte asistues në golin e parë. Pati kontroll të mirë të topit, e më pas për mrekulli asistoi për Schickun.

“Ai ndoshta është numri 10-të, por mentalitetin që e ka është ai i numrit gjashtë. Punën e madhe të cilën e kryen me plot sukses në fushën e lojës, e përcjellë edhe jashtë saj. Për mua, Wirtzi është në mesin e dhjetë lojtarëve më të mirë në botë”, është shprehur Xhaka.

Pas suksesit në Kupën e Gjermanisë, Leverkuseni i kthehet Bundesligës gjermane, ku e kërkon suksesin e dytë rresht, por ka mbetur prapa në garën për titull.

Vendin e parë e ka Bayern Munichu me 51 pikë. Leverkuseni është i dyti me 45 pikë.

Edhe Xhaka shënon supergol, Leverkuseni fiton sërish me gol në minutat shtesë Futboll Xhaka shënon supergol, Leverkuseni fiton sërish me gol në minutat shtesë

Leverkuseni në sezonin e kaluar e fitoi titullin pa asnjë humbje në Bundesligën gjermane, ndërsa triumfoi edhe në Kupën gjermane.

Disfatë kishte pësuar në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta, 3:0.