Granit Xhaka ka zbuluar legjendën e Tottenhamit që e bindi t’i bashkohej Sunderandit.
Ish-ylli i Arsenalit u transferua te “Macet e Zeza” për një dëmshpërblim prej 17 milionë funtesh gjatë verës së kaluar. Sunderlandi është kthyer këtë edicion në Premier league pas një kohe të gjatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSunderlandi shpenzoi shumë për mesfushorin me përvojë, të cilin e transferoi nga Bayer Leverkuseni dhe menjëherë e zgjodhi kapiten.
Xhaka po shkëlqen në ekipin e trajnerit Regis Le Bris. Sunderlandi po ngjitet gjithnjë e më lart në Premier League dhe tani mund ta synojë edhe daljen në Evropë.
33-vjeçari Xhaka pranoi hapur se po mendonte ta përfundonte karrierën në Gjermani. Ai kishte kontratë për shumë vjet me Bayer Leverkusenin. Por kur oferta e Sunderlandit ishte në tavolinë, ai e dëshironte sfidën e re. Dhe pas bisedimeve me familjen, ai iu drejtua për këshilla dy lojtarëve me të kaluar në “Stadium of Ligt”.
Njëri prej tyre ishte Jermain Defoe, heroi i Tottenhamit, që pati periudhë të suksesshme te Sunderlandi. Defoe ka luajtur edhe për Anglinë dhe për skuadra si Rangers, Portsmouth dhe Bournemouth.
Lojtari tjetër ishte Lorik Cana, i cili u bashkua me Sunderlandin në vitin 2009.
Duke folur për “FourFourTwo”, Xhaka shpjegoi: “Nuk prisja të kthehesha në Premier League. Por e mora vendimin shumë shpejt. Fola me Kyril Louis-Dreyfus (pronar i Sunderlandit). Fola me Jermain Defoe dhe po ashtu me Lorik Canën, që ka prejardhje të ngjashme me mua dhe ka pasur periudhë të shkëlqyer këtu në Sunderland”.
Xhaka mori fjalë të mira për Sunderlandin nga të gjitha anët.
“Kyril ishte i hapur që nga fillimi. Më pas, kur fillon të shohësh veten duke ardhur në këtë klub të futbollit, pyet ish-lojtarët. Dhe Jermaini e Loriku folën shumë mirë për klubin dhe për tifozët. Kur u largova nga Arsenali për në Leverkusen, nënshkrova kontratë pesëvjeçare. Ishte kontratë afatgjatë për një 30-vjeçar, sepse mendova se doja të përfundoja në Gjermani dhe më pas të shihja çka do të ndodhte në të ardhmen”.
Xhaka ka thënë se vendimi përfshinte shumë palë.
“Pasi fola me Sunderlandin e gjeta veten ulur atje me familjen time duke menduar: “Çka do të bëjmë? Nuk ka të bëjë me mua në këtë fazë, ka të bëjë me gruan, fëmijët, vëllain dhe prindërit. Është e rëndësishme që të marrim vendimin e duhur si grup së bashku. Ishin dy edicione të shkëlqyera në Leverkusen, por isha i sigurt. Doja sfidën e radhës. Dhe kjo ka ardhur me Sunderlandin në Premier League. Është sfida më e madhe e karrierës sime, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Dhe jam shumë i lumtur që vendosa të vija këtu”, ka thënë Xhaka. (The Sun)