Sunderlandi ka pësuar disfatë nga Aston Villa të dielën pasdite.
Golin e fitores 4:3, Aston Villa e realizoi në minutën e 93-të.
Ndeshja Aston Villa – Sunderland i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues së Anglisë.
Vendësve fitoren ia siguroi Tammy Abraham. Ai realizoi për 4:3 në minutën e 93-të.
Në fitore me dy gola kontribuoi edhe Ollie Watkins. Golin tjetër e shënoi Morgan Rogers.
Për Sunderlandin golat i shënuan Chris Rigg, Trai Hume dhe Wilson Isidor.
Edhe
Xhaka asiston për barazimin e Sunderlandit
Kapiteni Granit Xhaka kompletoi takimin te Sunderlandi.
Sunderlandi është në vendin e 11-të me 46 pikë.
Aston Villa është në pozitën e katërt me 58 pikë.