Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka: Duhej t’i shënonim të paktën tre gola

Granit Xhaka

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur për ndeshjen që helvetikët barazuan 1:1 me Serbinë të premten mbrëma.

Kjo ndeshje i takoi Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Xhakës, fitorja ishte e mundur ndaj Serbisë, por që nuk arritën t’i konkretizonin në gol rastet që i kishte Zvicra.

“Sigurisht që ne e dimë që duhet të bëjmë më shumë dhe se rezultatet nuk janë mjaftueshëm të mira. Ne kemi pasur gjashtë raste të mira nga të cilat duhet t’i shënonim të paktën tri gola. Nuk kemi pasur ndeshje shumë të keqe”, ka thënë Xhaka, shkruan të shtunën “20 Minuten”.

Xhaka kishte një moment tensioni me lojtarët e Serbisë. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ka pasur edhe thirrje anti-Kosovë nga huliganët serbë në ndeshjen në Zuerich. Po ashtu është shfaqur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës.

Një xhiro para fundit, Zvicra i ka vetëm dy pikë dhe është e fundit në grupin 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve. Të hënën, Zvicra luan ndaj Spanjës në Tenerife.