Futboll

Wirtzit i duhet kohë për adaptim, thotë Slot

Florian Wirtz

Trajneri Arne Slot ka thënë se Florian Wirtzi ka qenë “i pafat” deri tani që nuk ka shënuar apo asistuar në Premier League.

Por, tekniku holandez i Liverpoolit ka kërkuar nga të gjithë që Wirtzit t’i jepet edhe pak kohë për ambientim.

22-vjeçari u transferua për 125 milionë euro në afatin kalimtar veror nga Bayer Leverkuseni.

Për skuadrën gjermane, Wirtz i realizoi 57 gola dhe pati 65 asistime në 197 paraqitje.

Trajneri Slot e ka krahasuar Wirtzin me Kevin De Bruynen.

“Ndoshta po e nënvlerësoj mesfushorin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Premier League, Kevin De Bruyne. Ai ishte 21 apo 22-vjeçar kur shkoi te Chelsea. Jepini Wirtzit kohë. Ka qenë i pafat deri tani”, ka deklaruar të shtunën Slot në konferencën për shtyp.

Liverpooli të dielën nga ora 17:30 luan në “Anfield” në derbin ndaj Manchester Unitedit.