Futboll

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

wirtz

Liverpooli është pajtuar të paguajë 116 milionë funte për transferimin e mesfushorit ofanziv të Bayer Leverkusenit, gjermanit Florian Wirtz.

Marrëveshja përfshinë 100 milionë të garantuara dhe 16 milionë të tjera në bonuse, shkruan BBC të premten. Bonuset do të paguhen nëse Liverpooli arrin sukses të caktuar. Nëse paguhen bonuset, transferimi do të jetë rekord britanik.

22-vjeçari është kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane ndërsa ka vendosur për kampionin anglez. 

Rekordin britanik për dëmshpërblim të garantuar e mban kalimi i Enzo Fernandezit te Chelsea nga Benfica. Ajo lëvizje e argjentinasit në vitin 2023 ishte bërë për 107 milionë funte.

Chelsea po ashtu e transferoi Moises Caicedon nga Brightoni për 100 milionë funte, dëmshpërblim që mund të shkojë deri në 115 milionë funte.

Liverpooli deri më tani asnjëherë nuk i ka paguar 100 milionë funte për një lojtar. Skuadra e kuqe kishte paguar 64 milionë funte, me mundësi të rritjes deri në 85 milionë, për Darwin Nunezin. Ndërkohë për Virgil van Dijkun pagoi 75 milionë funte në vitin 2018.