Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Williams shënon dy gola në fitoren e Bilbaos

Inaki Williams

Sulmuesi Inaki Williams ka shënuar dy gola në fitoren e Athletic Bilbaos me rezultatin e thellë 4:1 ndaj Espanyolit të Marash Kumbullës.

Ndeshja u luajt të shtunën dhe i takoi javës së dhjetë të La Ligas.

Williams golat i realizoi në pjesën e parë në minutat 28-të dhe 30-të.

Dy golat e tjerë për Bilbaon i shënuan Dani Vivian në minutën e gjashtë dhe Alex Berenguer në minutën e 55-të.

Për Espanyolin shënoi Alvaro Tejero në minutën e 92-të.

Edhe Barça nuk gabon, qëndron “larg” Realit Futboll 4 muaj më parë Barça nuk gabon, qëndron “larg” Realit

Reprezentuesi i Shqipërisë Kumbulla luajti deri në minutën e 73-të.

Bilbao ka 17 pikë dhe është në vendin e katërt. Espanyoli ka shtatë pikë më pak dhe renditet në pozitën e 14-të.