Kampanja e dobët e West Hamit në Premier League ka vazhduar me humbje në udhëtim te Leedsi të premten mbrëma.
Me humbjen 2:1, West Hami e shënoi startin më të dobët të edicionit në 52 vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte humbja e tretë rresht nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Nuno Espirito Santo, i cili e zëvendësoi Graham Potterin në muajin shtator.
West Hami në këtë edicion e ka vetëm një fitore kundër Nottingham Forestit, kur Nuno ishte në krye të asaj skuadre.
“Ka shumë probleme në klubin tonë për fat të keq. Nuk duhet të fshihemi prapa këtyre problemeve. Të gjithë duhet të besojnë dhe të bëjnë më shumë për të qenë në pozitë më të mirë”, ka deklaruar portugezi.