Albian Hajdari në mbrojtje, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Fisnik Asllani në sulm ishin titullar te Hoffenheimi të dielën mbrëma në fitoren 3:2.
Por vetëm Avdullahu e kompletoi ndeshjen e xhiros së nëntë të Bundesligës, kur Hoffenheimi e mposhti në udhëtim Wolfsburgun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumi “Kicker” ka shkruar se Hajdari u zëvendësua për kartonin e verdhë që e mori herët në minutën e pestë të ndeshjes, ndërsa Asllani për shkak se nuk shfaqi shumë. Hajdari ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të parë.
Të dy luajtën vetëm në pjesën e parë.
Pjesa e parë u mbyll 1:1, ndërsa në të dytën mysafirët shënuan dy gola kurse e pranuan një.
Hoffenheimi me fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë. Wolfsburgu mbetet me tetë pikë në vendin e 12-të.