Futboll

Hoffenheimi barazon me Stuttgartin

Hoffenheimi barazon me Stuttgartin

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin që të shtunën barazoi pa gola me Stuttgartin në udhëtim. 

Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Bundesligës gjermane. 

Për Hoffenheimin ishte barazimi i tretë këtë edicion. Ka edhe tetë fitore dhe katër humbje. Ka 27 pikë dhe është lartë në tabelë. 

Ndërsa Stuttgarti ka tetë fitore, dy barazime dhe pesë disfata. Numëron 26 pikë dhe po ashtu është në pjesën e epërme të tabelës. 

Sulmuesi Asllani luajti deri në minutën e 65-të. Mbrojtësi Hajdari u zëvendësua në minutën e 73-të. Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 66-të. Ndërsa mesfushori Avdullahu e kompletoi ndeshjen. 

Deniz Undav shënoi gol për Stuttgartin në minutën e 92-të. Por goli i 29-vjeçarit u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë dhe ndeshja përfundoi pa gola.