Ka vdekur në moshën 68-vjeçare babai i yllit të futbollit, Lionel Messi, Jorge Messi.
Sipas njoftimeve, Jorge Messi vdiq të premten në mbrëmje në një klinikë në Rosario të Argjentinës, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.
Jorge ishte figurë e rëndësishme në karrierën e Lionel Messit.
Jorge Messi e menaxhoi djalin e tij që nga ditët e para të karrierës dhe luajti rol të madh në vendimin për transferimin e Messit në Spanjë. Superylli iu bashkua akademisë së Barcelonës në moshën 13-vjeçare.
Për shumë vjet, Jorge Messi ishte prej njerëzve më të afërt me yllin argjentinas, duke e këshilluar edhe gjatë momenteve më të rëndësishme të karrierës së tij.
Edhe
Prezantuesja që e shpalli të vdekur babanë e Messit largohet nga puna
Pas ndeshjes së parë të Argjentinës në Kupën e Botës, Messi pranoi se po kalonte periudhë të vështirë për shkak të një situate që nuk kishte të bënte me futbollin.
Arsim