Futboll

Vallçi asiston në fitoren e St. Gallenit

Albert Vallçi

Qendërmbrojtësi Albert Vallçi ka lënë gjurmë në fitoren e St. Gallenit të dielën. 

St. Galleni në udhëtim e mposhti Grasshopperin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Zvicrës, të fundit për këtë vit në elitën e futbollit zviceran. 

Asistimin e parë në këtë edicion, Vallçi 30-vjeçar e regjistroi në minutën e 28-të. 

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. 

Ndeshjen te Grasshopperi e kompletoi edhe Samuel Krasniqi, ndërsa Leart Kabashi ishte në bankën rezervë. St. Galleni e mbyll vitin në Superligën zvicerane në pozitën e dytë me 37 pikë, tri më pak se Thuni lider. 

Grasshopperi i parafundit i ka 17 pikë.


Ndërkohë, fitore të thellë të dielën shënoi edhe Lugano ndaj Young Boysit, 3:0. Në portë te Lugano ishte portieri i Kosovës, Amir Shaipi.